Android 10 ka parë ritmet më të larta të adoptimit krahasuar me çdo version tjetër Android. Sipas Google, Android 10 është instaluar në 100 milionë pajisje në 5 muajt e parë që nga debutimi në Shtator, 28% më shpejtë sesa versioni i kaluar Android 9 Pie.

Google gjithnjë ka vuajtur të bindë prodhuesit e smartfonëve të përditësojnë pajisjet e tyre të vjetra në versionet më të fundit të Android, por kompania tha ditën e Enjte se ka filluar të shohë pak sukses.

Android 10 ka parë ritmet më të larta të adoptimit krahasuar me çdo version tjetër Android. Sipas Google, Android 10 është instaluar në 100 milionë pajisje në 5 muajt e parë që nga debutimi në Shtator, 28% më shpejtë sesa versioni i kaluar Android 9 Pie.

Ju pëlqen!

Edhe pse këto shifra janë impresionuese Google ka lënë jashtë vëmendjes informacione jetike si përqindja e pajisjeve që kanë Android 10. Në gusht të vitit të kaluar Google ndaloi të ofruari statistika rreth versioneve të Android. Atë kohë Android 9 Pie ishte instaluar në 22.6% të pajisjeve një vit nga debutimi.

Këto shifra humbasin përballë ritmeve të adoptimit që Apple sheh me pajisjet iOS. Aktualisht versioni më i fundit iOS 13 është instaluar në 81% të të gjitha pajisjeve iOS. Një adoptim i tillë është i mundur falë kontrolli total që Apple ka mbi harduerin dhe softuerin dhe numrit më të vogël të modeleve të smartfonëve.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!