In this photo provided by the Serbian Presidential Press Service, Serbian President Aleksandar Vucic, right, shakes hands with Albania's Prime Minister Edi Rama prior to the start of the meeting in Novi Sad, Serbia, Thursday, Oct. 10, 2019. Prime Ministers of North Macedonia and Albania are visiting Serbia to discuss removing trade barriers. (Serbian Presidential Press Service via AP)
 

Dy deklarata të ditëve të fundit kanë ngritur edhe njëherë pikpyetjen lidhur me rolin që ka pasur kryeministri Shqiptar, Edi Rama, në aventurën e zgjidhjes së çështjes shqiptaro- serbe me ndryshim kufijsh. Para takimit të 27 qershorit i dërguari special i presidentit Trump për dialogun, Riçard Grenell, tha publikisht në Fax News se: “Për momentin jam në një situatë jo të mirë për shkak të asaj që krijoi John Bolton, i cili mendonte ndryshe nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim territoresh, por kjo nuk ka qenë në asnjë mënyrë politikë e Trump. Të dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton”.

Pra, në thelb, e Grenell e ka pranuar se kjo ide ka qenë në tryezë ne verën e vitit 2018.

Ndërkohë, pak ditë më pas kësaj deklarate, ish ministri i jashtëm i asaj kohe, Ditmir Bushati tregoi tek “5 pyetjet nga Babaramo” se “Ndarja e Kosovës është një ide Serbe që fatkeqësisht vijoi të promovohej nga shqipfolës”.

Ju pëlqen!

Po a ishte edhe Edi Rama midis tyre?

Natyrisht nuk ka asnjë deklaratë publike të tij ku kjo ide të jetë mbështetur hapur. Por një gjë të tillë nuk e kanë bërë as Thaçi dhe Vuçiçi.

Po të lexosh me vëmendje qëndrimin zyrtar të qeverisë së Tiranës, ai duket korrekt dhe i matur. Formula është e përcaktuar me kujdes: “Shqipëria mbështet një zgjidhje që ka konsensus mes palëve në Kosovë dhe një marrëveshje që mbështetet nga SHBA dhe Bashkimi Europian”.
Nëse i referohesh këtij qëndrimi gjithçka është ok dhe Tirana duket jashtë kulisave me vizatime hartash që janë skicuar në Bruksel apo Romë.

Por realiteti është pak më i ndryshëm.

Prandaj për të hulumtuar për rolin që ka luajtur kryeministri shqiptar duhen parë takimet që ai ka psur me faktorë të tjerë ndërkombëtarë dhe qëndrimet që ka mbajtur kur është hapur kjo temë.

Dëshmia e parë ka ardhur nga ish kryeministri suedez dhe njohësi i mirë i Ballkanit, Karl Bild (lexo poshte). Kur ai e kundërshtoi që në gusht të vitit 2018 propozimin e presidentit Thaçi, në një shkrim në Washington Post, Bild theksoi se gjatë një bisede, Rama i pati thënë se qe i hapur ndaj kësaj ideje.

Rama filloi të jepte sinjalet e para, një muaj e gjysëm pasi Hashim Thaçi e bëri publik qëndrimin e tij ne gusht 2018.
Ai u shfaq në emisionin “Open” të Eni Vasilit ku çuditi me qëndrimet që mbajti.

Pavarësisht se këmbënguli disa herë se ishte shpejt që ai të prononcohej: “Kjo ende nuk është një platformë por vetëm një ide, ndaj unë nuk mund të përgjigjem”, ai lëshoi edhe fraza që do të mbahen mend gjatë.

Ai në një farë mënyre konfirmoi zërat se ishte pjesë e asaj marrëveshjeje që do të coptonte Kosovën, pjesa e mbetur e së cilës do të bashkohej në një Shqipëri më të madhe. “Pse nuk flisni për mundësinë e bashkimit kombëtar”, “kjo mundësi mund të mos na jepet më edhe për 30 vjet”, shtoi ai. Rama këmbënguli se “në mendimin tim SHBA është pro marrëveshjes” (lexo poshte) duke zgjedhur vetëm argumenta që shkonin në favor të saj.

Por, kulmin kryeministri shqiptar e arriti duke bërë në këtë intervistë, atë që s’do ta kishte imagjinuar kurrë ta nxirrte nga goja më parë. Në prill 2018, ai i pati premtuar Angela Merkelit në një takim në Berlin, se ishte qe kundër aventurës së shkëmbimit të kufijve, por kur u pyet në “Open” për divergjencat me kancelaren ai guxoi: “Merkel mund të jetë kundër, por këtu flasim për atdheun tonë dhe jo për atë të kancelares”.Mjafton të shihet e të rishihet videoja poshtë, për të kuptuar qëndrimi që Rama ka pasur në atë kohë.

Tre muaj më pas, ai vazhdoi në të njëjtën rrugë. Gjatë vizitës folklorike në Prishtinë dhe në Pejë, Rama doli hapur në mbështetje të presidentit Hashim Thaçi që ishte vënë në syrin e ciklonit pikërisht për shkak të lojës okulte të shkëmbimit të territoreve që po bënte me Vuçiçin. Rama, natyrisht nuk e përkrahu publikisht idenë, por sulmoi të gjithë kundërshtarët e Hashimit me shprehjen tashmë të famshme: “Kush i thotë Thaçit tradhëtar vetë është gomar”.

Ndërsa në janar 2019, ai e hoqi maskën kur shkarkoi nga detyra ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, që kishte mbajtur të njëjtin qëndrim si Merkel, për hapjen e kutisë së Pandorës, duke e zëvendësuar atë me Gent Cakajn.

Pra për më shumë se një vit (nga gushti 2018 deri në samitin e Berlinit Maj 2019) kryeministri shqiptar ka bërë gjithçka ka pasur në dorë, në qëndrimet publike (përveç bisedave dhe angazhimeve private) për ta shtyrë përpara projektin e ndryshimit të kufijve në baza etnike.

Dhe qëndrimet e tij qenë të njëjta deri në momentin kur edhe vetë Hashim Thaçi filloi të zbusë tonet dhe të flasë për ndryshime të vogla të vijës kufitare si ato që Kosova bëri gjatë demarkacionit me Malin e Zi.

Pas kësaj, Edi Rama u kthye sërish tek teza korrekte zyrtare se Tirana mbështet çdo zgjidhje që e pranon Kosova dhe që e mbështesin SHBA dhe BE.

Por, pavarësisht nga kjo, në rrugën 1o mujore të aventurës për ndryshimin e kufijve, Edi Rama nuk ka lënë pak gjurmë. Jo më kot edhe ish kryeministri Kosovar Ramush Haredinaj edhe ish ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç, e kanë përmendur atë mes autorëve që përpunuan një plan me harta dhe shkëmbim kufijsh. Nuk ka dyshime se ai e ka përkundur në ëndrra këtë ide, nga e cila priste një bashkim të mundëshëm me Kosovën e cunguar, si të vetmen shpresë për të hapur një cikël të ri personal në politikë. Dhe tani, kur Grenell e ka pranuar që ka pasur një plan Bolton, është më lehtë të zbulohen ata që kanë mbajtur qëndrime të fshehta pro tij.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!