Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur lidhur me video incizimet për të cilat ka paralajmëruar në ditën e djeshme pas pretendimeve se kryeministri Albin Kurti ka dhënë urdhër në Kuvend që të bëhet shkarkimi i tij.

Përmes një konference për media, Abazi ka thënë se duhet të kërkohen këto video-incizime që të konfirmohet se kush i zhduku mostrat e Astrit Deharit.

“Video-incizimet janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi im i fundit, pyetjet e mija që kam shtru, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë sjellë tek shkarkimi brenda LVV-së. shkarkimi është minor kundrejt borxhit që kem për ta sqaruar deri në fund se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari. Si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe Kurti të mos thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë. Kamerat nuk mund të gënjejnë se çfarë kanë ndodhur”, tha Abazi.

Për këtë deklaratë që dha Haki Abazi vërshuan reagime të shumta nga analistë të shumtë.

Profesori dhe analisti Gëzim Mekuli përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me deklaratat e Haki Abazit duke shkruar një fjali që e ka thënë Faik Konica.

“Ati ynë që je në qiell, na ndihmo ta mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi asgjë për të thënë”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/MEDIATdhePOLITIKA/posts/10229233413315440

 

Tutje, për këtë reagoi edhe analisti Xhevdet Pozhari në të njëjtën mënyrë duke ironizuar me deklaratat e Abazit.

‘Haki Abazi nuk paska bë gjë tjetër veçse i paska përsëritur deklaratat e analistëve anti-Albin. Skenari i njëjtë, ndryshon veç skenografia’, ka shkruar ai.