Një vajzë amerikane pretendon se fiton 100 mijë dollarë në vit, vetëm duke postuar në internet fotografi me gjuhën e saj të gjatë.

Mikayla Saravia, 21-vjeçe nga Palm Beach, Florida, është bërë sensacion në rrjetet sociale pas postimit të fotografive të shumta, ku gjatësia e pazakontë e gjuhës – 17 centimetra, i mundësoi asaj të fitojë para të majme, transmeton Telegrafi.

Mikayla që ka rreth dy milionë ndjekës në Instagram, ka deklaruar se ajo paguhet 900 dollarë për shpërndarjen e një fotografi apo videoje, ku shihet duke lëpirë akullore apo thjesht duke lëvizur gjuhën.

Modelja poston fotografi të shumta ku shihet duke nxjerrë jashtë gjuhën gjigante e veshur me rroba banjo apo të brendshme, ku fansat shpesh e krahasojnë me gjarpër apo hardhucë.

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]