Mbi 100,000 persona në Kaliforni kanë blerë armë gjatë pandemisë së Covid-19, për shkak të shqetësimeve mbi shkeljen e ligjit, sipas një studimi të publikuar nga Universiteti i Kalifornisë. Guardian përmendi këtë studim, duke theksuar se 47,000 prej blerësve ishin pronarë për herë të parë të një arme. Blerësit bënë të ditur se kanë blerë armë për shkak të shqetësimeve mbi trazirat, rënien ekonomike dhe trajtimin e keq të pandemisë nga qeveria.

Sipas ekspertëve, këto rreziqe mund të jenë akoma më të larta si pasojë e shqetësimeve mbarë kombëtare, niveleve të larta të papunëissë dhe trazirave sociale. Rritja e shitjes së armëve ka nxitur shqetësime mbi dhunën me armë. Disa ekspertë theksuan se pandemia ka sjellë ndjenja të pashpresës, frikës dhe izolimit tek amerikanët, ç’ka mund të sjellë një rritje të vetëvrasjeve.

Që prej muajit Janar, vizitat në një faqe në Web mbi shëndetin mendor, që ofron monitorim pa pagesë, janë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe shumica e vizitorëve janë nën 24 vjeç.

Ju pëlqen!

Klevis Llaha

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!