Rusia është e vendosur ta çojë deri në fund projektin e gazsjellësit Nord Stream 2, pavarësisht pengesave që sipas saj ngre Uashingtoni. Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, në një intervistë të transmetuar nga kanali televiziv Rossiya-1 të dielën tha se vendet dhe kompanitë evropiane janë të interesuara për projektin. “Ne jemi të sigurt se do të ndërtohet përkundër atyre qasjeve shkatërruese, të cilat ne i kemi parë nga ana e SHBA-së, që sigurisht, nga ana e saj, ka vonuar zbatimin e këtij projekti”, tha Novak.

“Ky projekt është plotësisht në përputhje me legjislacionin evropian. Këtu ka një rivalitet të nxitur nga partnerët amerikanë, të cilët dëshirojnë të furnizojnë me gazin e tyre të lëngshëm në Evropë, dhe në thelb, këto janë metoda që cenojnë konkurrencën. Ky projekt plotëson të gjitha kërkesat e legjislacionit evropian. Kjo është arsyeja pse vendet që marrin pjesë në të janë absolutisht të interesuara në përmbushjen e këtij projekti, “tha Novak.

Sipas Novak, Nord Stream 2 është finalizuar në 95% të tij.

Ju pëlqen!

Projekti Nord Stream 2 parashikon ndërtimin e dy tubacioneve të gazit me kapacitet total prej 55 miliardë metra kub në vit nga bregu rus në Gjermani përtej detit Baltik. Ndërtimi u pezullua në dhjetor 2019 pasi Allseas, një kompani zvicerane që vendos tubat për tubacionin Nord Stream 2, pezulloi punën me frikën e sanksioneve nga ana e SHBA-ve dhe tërhoqi anijet e saj. Nord Stream 2 AG rifilloi punën e vendosjes së tubave në dhjetor 2020, kohë kur u vendosën 2.6 kilometra të tubacionit në zonën ekskluzive ekonomike të Gjermanisë. Deri më tani, më shumë se 2 300 nga 2 460 kilometra tuba, ose 94% e gjatësisë së përgjithshme të tubacionit, janë vendosur. Mbeten edhe 120 kilometra për t’u shtrirë në ujërat daneze dhe më shumë se 28 kilometra – në ujërat gjermane.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!