Avni Abazi, New York

Çuditërisht, ne shqiptarët gjithmonë arrimë që çdo gjë që tjetri thotë ta përshtasim në interesin tonë. Kjo mënyrë e të bërit të gjërave, gjegjësisht krijimit të rrenës në publik dhe shitjës se saj si të vërtetë, ashpërsohet edhe më shumë kur jemi në fushata elektorale.

Tendenca që prezentimin në Senat të Sekretarit të ardhshëm të Shtetit, Antony Blinken ta paraqesin si mbeshtetjë të asaj që ish administrata Trump dhe i derguari i saj Ric Grenell bënë në rastin e Kosovës dhe Serbisë në shtator, dy muaj para zgjedhjeve presidenciale është totalishtë gënjeshtër dhe absurditet i llojit te vet. Një skekretar serioz shteti në ardhje me eksperiencë kaq të gjatë në shërbim të shtetit Amerikan, në asnjë moment nuk i lejohet të bëjë gabime adoloshente, dhe të thotë një ditë para inaegurimit të presidentit Biden, se çdo gjë që ish-paraardhesit e tij kanë bërë është e gabuar dhe e bërë për fushatë elektorale!
Por të thuash që kjo deklaratë e tij është vazhdimsi e politikës Grenelliane në administratën Biden, është, nëse asgjë tjetër, lexim shumë i gabuar dhe i qëllimshëm i asaj që Z. Blinken thotë në paraqitjën e tij para senatoreve.

Ju pëlqen!

Ai ndër të tjera tha se e duartrokiste, ose pershëndetë nismën, dhe këtu ska asnjë dilemë tek edhe më anti Trumpisti, e deri tek ata si puna ime që besojnë se Grenell vërtetë ishte një lobist pro ruso- serb që i sherbënte Serbisë në të gjithë atë proces, por pjesë tjetër që flet për vazhdimin e këtij protecesi nuk aludon aspak në atë që tjerët po duan ta akuzojnë Qeverinë në ardhje, gjegjsishte ish Qeverinë Kurti për gjoja mos ndryshimi i kursit të politikës së jashtme Amerikane, dhe se ish Kryeministëri ka qëne gabim atehere e do të jete gabim edhe kur të rizgjedhet, sepse siç po trumbëtohët, “A po sheh që edhe sekretari i ardhshëm do të vazhdoj të njëjtën gjë” me të cilën Albini nuk dakordohët, nuk është aspak e vertetë sepse, është pikërisht e kundërta që ai deshironë të thotë në tër paraqitjën e tij.

Citoj: “Ju përmendët punën për Kosovën dhe Serbinë, edhe unë e përshëndes atë. Presidenti i zgjedhur, siç e dini, kaloi shumë kohë në ato vende në të kaluarën, dhe unë mendoj se ai ndan bindjet tuaja se ka gjëra që mund të bëjmë për të ndihmuar Kosovën që të ece përpara, dhe shpresojmë që të çojmë para edhe Serbinë”. Nëse e shohim me kujdes fjalët në fjali, ai na thotë se presidenti në ardhje e njeh atë botë, për shkak të involvimit direkt në të, e që indirekt aludon në atë që Trump-i nuk e ka njohur problemin e Kosovës dhe Serbisë. Duke shkuar ma tutje me vendosjen e Kosovës në rend të parë e si prioritare. Përderisa për Serbinë thotë “Hope”, pra shpreson që edhe ata të ecinin përpara, e që shumë ma i besuar do ishte idea që me këtë ecje përpara administrata e re nenkupton “pranimin e realitetit të ri” dhe në asnjë variant nuk na dërgon me asnjë pikë a presje që do bëhet, siç po thonë analistat e Kosovës sa për konsum të brendshëm poitik. Paraqitja e tij para senatit, nga kritikët, këtu në Amerikë, cilësohët si ashpërsi diplomatike e drejtëperdrejt ndaj veprimeve të Trump-it në marrëdhënjet ndërkombëtare, duke u bërë thirrje për rimëkëmbje tē marrëdhënjëve me miqët e vertetë tē Amerikës, deri sa po kritikohet mosangazhimi, tërheqja dhe butësia karrshi Kinës dhe Rusisë.

Është e kuptueshme që Kosova është e vogēl dhe për asnjë çast shtremberimi i informatave ose ndryshimi i deklaratave të përsonaliteteve amerikane, nuk është parë si kërcënim ndaj demokracisë botërore, siç është Amerika, por nga pikëpamja morale, vertetë është e turpshme që për një ndodhi kaq të bukur që po i vjën botës, siç është ardhja e presidenit Biden në krye të SHBA-ve, disa atje në Kosovë të mundohen ta bastardojnë për interesa ditore të partive që u udhëheqen nga Richard Grenell dhe rrezuan qeverinë demokratike të zgjedhur nga qytetari i Kosovës.
Unë jam me se i sigurtë që në gjykimin e presidentit Trump për dëmet e mëdha qe i ka shkaktur Amerikës, një nga pikat e akuzës do tē jetë edhe rrëzimi i një qeverie demokratike në shtetin mik, Kosovë.
Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.