Ambasadori i  turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk doli sot në një konferencë për shtyp për të sqaruar qëllimet e sulmit të ushtrisë turke në Siri. Ai tha se operacioni i quajtur “Burimi i paqes ” do të garantojë pikë së pari rikthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre.

Yoruk theksoi se forcat e armatosura turke po veprojnë vetëm në hapësirat ku gjenden militantët e DAESH-it, PKK-së dhe YPG-së, duke shtuar se kjo është edhe arsyeja pse Ankarajmë po përpiqet të krijojë një zonë sigurie në veri të Sirisë.

Një prej qëllimeve sipas ambasadorit është edhe riatdhesimi i familjarëve të luftëtarëve të ISIS dhe për këtë qeveria turke është duke shkëmbyer informacione me qeverinë shqiptare. Ambasadori Yoruk u ndal edhe tek mbështetja e Shqipërisë që sipas tij duke qene partnere natyrale në shekuj me Turqinë është në anën e Ankarasë  në këtë operacion.

Lexo po ashtu:  Zelensky: Kievin mund ta marrin vetëm nëse e rrafshojnë
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!