Ambasadori i Iranit në Londër, Hamid Baeedinejad ka publikuar një foto që pretendon se është bërë brenda kampit të muxhahedinëve në Tiranë. Ambasadori akuzon muxhahedinët se po përdorin super kompjutera për të shpërndarë lajme të rreme ndaj Republikës Islamike të Iranit.

“Anëtarët e MKO në kampin Ashraf 3, në Shqipëri, po përpiqen të përdorin një tip të ri “arme” kundër Iranit. Armët e tyre përfshijnë super-kompjutera me të cilët ata po përpiqen të shpërndajnë genjeshtra dhe lajme të rreme për të helmuar opinionin publik”, shkruan Baeedinejad.

Muxhahedinët konsiderohen grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje. Të paktën 3 mijë muxhahedinë strehohen në Shqipëri si rezultat i marrëveshjeve të qeverive shqiptare me SHBA-në. Së fundmi u përurua qyteza e tyre pranë Gjirit të Lalzit në Durrës./Abcnews/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...