Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se një palë zgjedhje tjera nuk i duhen Kosovës tani.

Rohde ka bërë thirrje që jostabiliteti politik në Kosovë të përfundojë. “Mendimi im: jostabiliteti i zgjatur politik duhet të përfundojë – Kosova dhe populli i saj meritojnë stabilitet tash! Një palë zgjedhje tjera do të ishin gjëja e fundit për të cilën ka nevojë Kosova tash për tash”, ka shkruar Rohde.

Ndërkaq, Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Para mediave, Nagavci ka thënë se seanca konstituive do të mbahet të hënën.

“U vendos sipas propozimit të u.d të presidentit që seanca të mbahet me datë 22 mars, të hënën në ora 10:00. U diskutua edhe për çështje teknike siç është vendosja e deputetëve në seancë, e përgatitjes së seancës. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim”, ka thënë ajo