Ambasadori gjerman, Christian Heldt sot është larguar nga Kosova pasi ka përfunduar misionin e tij diplomatik.

Heldt ka postuar një fotografi në rrjetin social Twitter në aeroportin e Prishtinës, duke shkruar se po e pi makiaton e fundit të mrekullueshme para largimit nga Kosova.

“Kjo është kur e di se koha mbaroi. Portreti im në galerinë e ambasadës gjermane së bashku me paraardhësit e mi dhe pierjen e makiatos së fundit kosovare të mrekullueshme në aeroport”, ka shkruar Heldt.

Ju pëlqen!

Ai ka njoftuar poashtu se profilin e tij zyrtar në Twitter do t’ia dorëzojë pasardhësit të tij Jorn Rohde që do të arrijë në Kosovë pas pak ditësh.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.