Vendimi i Qeverisë Hoti për shuarjen Task-forcës anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, ka nxitur reagimin e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde.

Rode përmes një reagimi në Twitter, ka thënë se ky veprim i Qeverisë ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik në luftimin e korrupsionit.

“Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngritë shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, ka shkruar Rohde.

Ju pëlqen!

Kryeministri Avdullah Hoti sot në një konferencë për media tha se vendimi për krijimin e Task-forcës kundër korrupsionit në Policinë e Kosovës ka qenë antikushtetues.

“Ka qenë antikushtetues. Pushtetet janë të ndara. Përmes këtij vendimi brenda PK janë kritikuar struktura jo ligjore jo në përputhje me ligjin. Ju garantoj që ne do ta kthejmë ligjshmërinë. Unë ju garantoj që jemi të vendosur që të kthejmë ligjshmërinë. Dhe me lejoni të them që nuk keni parë gjë akoma sa i përket vendimeve për kthim të ligjshmërisë”, tha Hoti.

Shuarja e kësaj Task-Force u kritikua nga shoqëria civile, nga Bashkimi Evropian e nga EULEX-i.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.