Ambasadori britanik në Prishtinë Nicholas Abbott ka nderuar viktimat e Krushës së Madhe, të vrara nga serbët gjatë luftës në Kosovë.

Ai në një status në Facebook ka shkruar se nuk duhet të harrohet asnjëherë humbja dhe sakrifica e kaq shumë njerëzve.

“Sot njerëzit në Britani të Madhe ndaluan për të kujtuar të gjithë ata që kanë vdekur në konflikt. Në këtë ditë përkujtimi kam bërë nderimet e mia në Memorialin në Krushë të Madhe. Nuk duhet harruar humbjen dhe sakrificën e kaq shumë njerëzve. #Të mos Harrojmë #armëpushimin”, shkruan Abbott.

Ju pëlqen!

Masakra në Krushë të Madhe është një nga masakrat masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë serbe anekënd Kosovës, duke vrarë 241 persona dhe djegur 850 shtëpi në këtë fshat.

Lexo po ashtu:  BE kundër SHBA-së/ Raportuesja e Kosovës në PE “shuplakë” LDK-së: Po përdor virusin për pushtetin e saj!
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!