Britania e Madhe po përballet me një numër të madh të rasteve të shënuara me koronavirus, teksa atje jeton edhe mbreteresha e muzikës, shqiptarja nga Kosova, Rita Ora. Mirëpo, Ambasadori Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka bërë thirrje asaj të kthehet në shtëpi,
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se nëse Rita ndihet e vetmuar, mund të kthehet në Kosovë.

“Nëse Rita ndihet e vetmuar, mund të vijë gjithmonë në shtëpi”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se në Britani ka mijëra të infektuar nga virusi dhe dhjetra viktima. Sa i përket Kosovës, në vendin tonë deri tash nuk është shënuar asnjë rast.