Shtetet e Quintit iu kanë bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që prioritet në këtë periudhë t’i jepet betejës me koronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre me të.

Kjo thirrje është bërë në deklaratën e përbashket e ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, e cila u është shpërndarë medieve.

“Në këtë periudhë të vështirë, i thërrasim të gjithë liderët institucionalë dhe politikë që të fokusohen tek COVID-19, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre përmes Kushtetutës”.

Ju pëlqen!

Thirrje e përbashkët e këtyre shteteve është edhe ruajtja dhe sigurimi i integritetit dhe funksionalitetit të Qeverisë së Kosovës dhe “institucioneve në këtë periudhë kritike, duke i dhënë prioritet luftës kundër COVID-19 karshi politikës”.

Këto shtete theksojnë se shtetet e tyre kanë ndërmarrë që të gjitha masa të jashtëzakonshme në këtë aspekt.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!