Nga: Aurenc Bebja

“Le Matin” ka botuar të shtunën e 8 nëntorit 1902, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me kërkesat e Ambasadës ruse ndaj Portës së Lartë me qëllim ndëshkimin e Isa Boletini.

Kërkesat ruse

Ju pëlqen!

Kostandinopojë, 6 nëntor

Ambasada ruse ripërsëriti kërkesat e saj ndaj Portës së Lartë, duke i kërkuar asaj ndëshkimin e liderit shqiptar Isa Boletini.

Ky i fundit, i cili ishte dërguar fillimisht në Selanik, u lejua më pas të kthehej në fshatin e tij Boletin, afër Mitrovicës.

Ambasada ruse kërkon gjithashtu që të merren masa të mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen personale të z. Stcherbin (Çerbin), konsullit rus, në Mitrovicë, i cili gjendet akoma në Kostandinopojë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.