Gjermania i ka dhuruar 6 mijë teste për Kosovën, e donacionin e ka dhënë sot ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt. Ai ka mbajtur konferencë me ministrin Armend Zemaj, ndërsa ambasada gjermane ka njoftuar se testet janë rezultat i kontakteve të ish-ministrit Arben Vitia në Qeverinë Kurti.

Ambasadori i Gjermanisë ia ka dorëzuar Ministrisë së Shëndetësisë gjashtë mijë teste, të cilat ka thënë se janë donacion e Ministrisë gjermane të Shëndetësisë.

“Donacioni i testeve për Covid 19 erdhi si rezultat i një kontakti mes ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, që u bë në prill të këtij viti”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.

Ju pëlqen!

Ambasadori gjerman u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’u përmbahen masave dhe institucioneve që të marrin vendimet e nevojshme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes Covid-19.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.