Ambasada e Francës në Kosovë përmes një reagimi ka thënë që institucionet e Kosovës duhet t’i organizojnë zgjedhjet në përputhje me standardet evropiane.

Më tej në reagim, Ambasada e Francës gjithashtu ka porositur që institucionet gjyqësore të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje.

“Ne presim që institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore, përfshirë edhe certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë mundësi ankese. Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, thuhet në reagimin e tyre.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.