Ministria e Jashtme italiane njofton mbi udhëzimet rreth udhëtimit drejt dhe nga Italia, të cilat do të jenë në fuqi për periudhën 1-14 korrik 2020.

Të gjithë shtetasit që hyjnë në Itali nga vende që nuk janë anëtare të BE-së apo pjesë e Shengen-it, si dhe të Britanisë së Madhe, përfshirë shtetasit nga Shqipëria, vazhdojnë t’i nënshtrohen kufizimeve, me përjashtim të shtetasve që:

-udhëtojnë për qëllime studimore për në dhe nga çdo destinacion;

-pavarësisht nga arsyeja, qytetarët e BE-së dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre (bashkëshorti, partneri, fëmijët deri në 21 vjeç, prindërit bashkëjetues, anëtarët e tjerë të familjes të varur për arsye të aftësisë së kufizuar) lejohen të hyjnë në Itali;

-pavarësisht nga arsyeja, banorët e 14 vendeve jo të BE-së dhe Shengenit (Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Republika e Koresë, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai) lejohen të hyjnë në Itali.