Kritiku i mediave, Gëzim Mekuli, ka reaguar me të drejtë ndaj ambasadës së Kosovës në Oslo dhe ndaj shkolles shqipe në një qytet afër Oslos të Norvegjisë, shkruan MekuliPress.com

Mekuli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nuk është e mundur të mësohet gjuha shqipe në një shkollë ku nuk duket flamuri kombëtar, por vetëm ai i Kosovës.

“Shkolla shqipe në mërgim paska “harruar” flamurin e kombit shqiptar? Nuk është e mundur! A mund të mësohet gjuha shqipe aty, e atje, ku nuk duket flamuri kombëtar? Ambasada e Kosovës në Norvegji paska vizituar një shkollë shqipe në një qytet afër Osllos. Dhe paska bërë publike edhe një fotografi. Por në vend të flamurit që konoton gjuhën shqipe, kulturën shqipe dhe historinë e kombit shqiptar, publiku vë re flamurin e shtetit të Kosovës. Zhgënjyeshëm, mungon flamuri i gjuhës shqipe në shkollën shqipe!”, ka shkruar Mekuli në reagimin e tij. “Flamuri i Kosovës nuk mund të mbijetoj pa flamurin kombëtar. A mund të mbijetoj peshku pa ujë e njeriu pa oksigjen, të nderuar prindër?”, shkruan ndër tjerash Mekuli.

Ju pëlqen!

Ja kritika e Mekulit ndaj fotografisë në shkollën shqipe të publikuar nga ambasada e Norvegjisë në Osllo:

“Vërejtje,

Shkolla shqipe në mërgim paska “harruar” flamurin e kombit shqiptar? Nuk është e mundur! A mund të mësohet gjuha shqipe aty, e atje, ku nuk duket flamuri kombëtar?
Ambasada e Kosovës në Norvegji paska vizituar një shkollë shqipe në një qytet afër Osllos. Dhe paska bërë publike edhe një fotografi.
Por në vend të flamurit që konoton gjuhën shqipe, kulturën shqipe dhe historinë e kombit shqiptar, publiku vë re flamurin e shtetit të Kosovës. Zhgënjyeshëm, mungon flamuri i gjuhës shqipe në shkollën shqipe!
Të nderuar lexues,
Fëmijët që jetojnë në mërgim, e që shkojnë në mësim vullnetar të gjuhës shqipe, nuk janë me origjinë vetëm nga Kosova e as vetëm nga Shqipëria. Në mërgim, gjithandejë, kemi fëmijë shqiptar edhe nga Maqedonia, nga Mali i Zi, nga Greqia, si dhe nga lugina e Preshevës. (sot Serbia). Por, të gjithë këta, së bashku, i përbashkon shqipja, shqiptarja; Flamuri kombëtar.
Tani shtrohet pyetja: me cilin flamur identifikohet gjuha shqipe në këtë fotografi? Cili flamur na flet e na mëson shqip? Cilin flamur duhet ta marrin me vete shqiptarët nëpër organizmet e ndryshme kulturore e artisitike?
Tjetra, sa flamuj të shteteve Ballkanike na u deshkan për fotografi të ambasadorëve kur të vizitojmë shkollat shqipe në mërgim? Të Maqedonisë, të Serbisë, të Malit të Zi? Të Greqisë?
Sikur organizatori, në këtë rast, të kishte vendosur edhe flamurin norvegjez dhe flamurin e gjuhës shqipe, pra flamurin e shqiptarëve, afër flamurit të Kosovës, do të ishte më e kuptueshme, më e arsyeshme, më e pranueshme dhe do të kishte përquar një mësim e një porosi të qëlluar për fëmijët tanë në mërgim.
Të nderuar lexues,
Nuk është në rregull, e askush nuk ka të drejtë, që të këshilloj e të largoj flamurin e kombit shqiptar nëpër shkolla, festime, takime, organizime të shënimeve të datave historike (përvjetorë) etj., etj. As ambasadori, as Kryetari i shtetit e as Kryeministri i Kosovës. Pikë!
Nuk është e qëlluar, nuk është humane, e askush nuk ka të drejtë të largoj Flamurin tonë kuq e zi nga hapsirat e organizimeve vullnetare të mërgimtarëve. As në përvejtorë e në festime për Pavarësinë e Kosovës, nuk duhet e nuk është e drejtë të poshtërohet e të largohet flamuri i gjuhës shqipe nga publikja.
Nuk guxon të ndodhë kjo, sepse kjo punë nuk bëhet dot. Nuk bëhet sepse janë me mijëra shqiptarë të vrarë për ketë flamur, të mbështjellur edhe në varre me këtë flamur.
Flamuri i Kosovës nuk mund të mbijetoj pa flamurin kombëtar. A mund të mbijetoj peshku pa ujë e njeriu pa oksigjen, të nderuar prindër?
Të nderuar lexues,
Të jem i qartë për publikun; Takimet zyrtare të ambasadorëve, të Kryeminstrit e të ministrave nuk duhet ngatërruar me takimet/organizmiet vullnetare, private e miqësore me mërgimtarët shqiptar.
Nëpër takimet zyrtare, e thotë protokoli qartë e mirë, se cili flamur duhet të përdoret, si përdoret fotografia e emblema shtetërore. Ka rregulla e rregullore shtetërore se si duhet vendosur në hapësirat e ambasadave flamuri zyrtar i Kosovës. Këto janë elemente shtetërore që duhet respektuar dhe janë të rregulluara me ligj. Dhe duhet respektuar, patjetër.
Por, ju lutem, largimi vullnetar i Flamurit kombëtar, përjashtimi vullnetar i flamurit, që lidhë drejtëpërsëdrejti gjuhën e shejtë shqipe, nga hapsirat publike ku organizohen vetë shqiptarët, nuk do të duhej të lejohej e as nuk do të duhej të ndodhte. Kjo për shkak të fëmijëve tanë. Kjo për shkak se egzistojmë si shqiptar.
P.s.
Disa fjalë për mësuesin e palodhur të gjuhës shqipe në Osllo: Është ky një intelektual e një humanist me vlera të mëdha. Respekt për punën, për sakrificën dhe për mundin, që për vite e dekada e ka dhënë ky pedagog për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët në Osllo. Sa herë kam qenë në vizitë, duhet theksuar, se hapsira ku mbahej mësimi i gjuhës shqipe ka qene zbukuruar me flamuj kombëtar. Asnjëherë nuk ka munguar flamuri kombëtar.

Përse kjo përzgjedhje e kësaj fotografie nga ambasada e Kosovës, shtrohet pyetja”
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.