Ambasada e Amerikës në Kosovë ka shkruar në tëitter pas mbylljes së vendvotimeve në Kosovë. Në reagim thuhet se është inkurajuese kur shihet një numër i madh i qytetarëve që votojnë sot, kur kemi parasysh motin e keq dhe pandeminë.

Gjithashtu, Ambasada Amerikane bëri thirrje që t’i jepet kohë KQZ’së dhe institucioneve të tjera, që të numërohen votat dhe ta bëjnë punën e tyre.

Inkurajuese për të pare që kaq shumë qytetarë dolën të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tash është e rëndësishme që KQZ’së dhe Institucioneve tjera në Kosovë t’iu japim kohë dhe hapësirë për t’i numëruar votat dhe për të bërë punën e tyre.

Ju pëlqen!

Kujtojmë se KQZ’ja pak më parë ka konfirmuar se mbi 46 për qind e votuesve kanë dalë në zgjedhje.

Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00. Qytetarët që ishin brenda qendrave të votimit u lejuan që të votojnë edhe pas orës 19:00.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë.

Në 38 komunat e Kosovës, qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotimet.

Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.

Në këto zgjedhjet është thënë se do të lejohet votimi vetëm me dokumente të Kosovës. KQZ-ja po ashtu ka lejuar të votojnë edhe qytetarët, të cilët kanë pasur letërnjoftim me afat të skaduar.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!