Gjiganti i tregtisë elektronike Amazon së shpejti mund të bëhet njëra nga disa kompanitë që ka një milion punëtorë.

Në tremujorin e katërt të vitit 2019, Amazon raportoi se ka të punësuar 798 mijë persona në mbarë botën, me një rritje prej 23 për qind në të njëjtën periudhë të një viti më parë, përcjell Telegrafi.

Duke vazhduar me këtë ritëm të rritjes, kompania pritet t’i ketë rreth një milionë të punësuar për të njëjtën periudhë.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara, kompania ka më shumë se 500 mijë punëtorë të rregullt dhe me kohë të pjesshme në 40 shtete amerikane.

Kompanitë e tjera me bazë në SHBA që kanë të paktën një milion punëtorë janë McDonald’s dhe Walmart.

Që nga muaji shtator 2019, Amazon kishte hapur 30 mijë vende të reja pune në SHBA, që është rritja më e madhe që kompania kishte pasur ndonjëherë.

Aktualisht një punëtor në Amazon paguhet me një pagë minimale 15 dollarë për një orë.