Jam duke u përpjekur shumë për të vërejtur gjërat e mira në jetë çdo ditë në këto kohë të çuditshme dhe shqetësuese.

Pra, këtu janë mendimet e mia pozitive për krizën politike në Kosovë:

1. Qeveria Kurti po shpëton jetët e qytetarëve, sepse menaxhimi i saj i pandemisë së Coronavirus-it ka qenë kaq i synuar dhe efektiv.

Ju pëlqen!

2. Vota e mosbesimit më 25 mars nuk e pengoi heqjen e matur dhe të paralajmëruar të tarifave ndaj Serbisë, as zbatimin e premtimit zgjedhor për reciprocitet – duke vendosur kështu barazinë – në marrëdhëniet me Serbinë.

3. Thirrja e papërgjegjshme e Hashim Thaçit për mosbindje civile ndaj masave të izolimit shoqëror, kur Kosova dhe Evropa ishin nën mbyllje (lockdown), zbuloi (nëse dikush ende kishte nevojë për më shumë provë) se sjellja e tij nuk I përshatet një president demokratik.

4. Mbikëqyrja demokratike ka ndalur Hashim Thaçin në përpjekje e tij për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme, pa shkak të drejtë dhe ligjor, me qëllim që të ushtrojë kontrollin presidencial mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Këshillin e Sigurisë.

5. Dita shqetësuese, kur 82 deputetë të Kosovës e rrëzuan qeverinë e tyre në mes të një pandemie globale, ndërsa popullsia e tyre shikonte nga shtëpitë, të mbyllur, ka sqaruar se çfarë çmimi disa politikanë ishin të gatshëm të paguanin për tia shkurtuar jetën e Qeverisë Kurti. Se ky çmim është shëndeti dhe siguria e popullit të tyre elektorati kurrë nuk do të harrojnë.
– Ata nuk do të harrojnë kur të njëjtët deputetë përpiqen t’i bindin ata se duhet të formojnë një qeveri të re pa mbajtur zgjedhje të reja.
– Dhe kur ata deputetë përpiqen t’u shesin atyre një marrëveshje shkëmbimi territoresh me Serbinë.

6. Trimëria e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke kundërshtuar partinë e saj për të bërë atë që ajo mendonte se ishte e drejtë, jep një shembull për të gjithë ne.

7. Derisa popullariteti i Albinit rritet, gjithashtu rritet edhe mundësia e Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje përfundimtare për çështje të pazgjidhura nga lufta. Vetëm dikush me aftësinë dhe legjitimitetin e Albinit mund të negociojë – dhe zbatojë – një marrëveshje të qëndrueshme me Serbinë.

8. Në këto 50 ditë, Qeveria Kurti ka treguar se si ta çlirojë shtetin nga kapja kriminale – për shembull, duke shpërndarë borde të mbushura me miq dhe të afërm, dhe duke emëruar profesionistë në atë vend; duke anuluar kontrata të paligjshme; zhvillimi i vetingut për profesionin juridik; dhe hartimin e një ligji për konfiskimin e përfitimeve të paligjshme. Nuk është çudi që kundërshtarët e Albinit nuk kanë ‘besim’ në këtë qeveri – ajo po ndërprenë fluksin e parave të paligjshme të tyre.

9. Ndoshta treguesi më i mirë i asaj Kosovë që Albini do të bëjë të mundur, u dha në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kur Vasfije Krasniqi Goodman, u ftua të flasë në Kuvend. Ajo foli në emër të mijëra grave që u dhunuan në Kosovë nga forcat serbe në luftën e fundit. Fjalimi e saj frymëzoi të gjithë për njohje dhe respekt për këto gra të guximshme.

10. Të gjitha këto arritje më sipër janë vërejtur nga diplomatët evropianë që duan një Kosovë demokratike, të qëndrueshme dhe më prosperitet. Ata e njohin potencialin që Qeveria Kurti ka për të reformuar dhe rigjallëruar Kosovën dhe për të arritur paqen me Serbinë. Dhe ata janë duke mbështetur fjalë të tyre me mbështetje financiare. Tani mbetet vetëm për SHBA të bëjnë të njëjtën gjë.

English

I’m trying hard to notice the good things in life each day in these odd and unsettling times. So, here are my positive thoughts about the political crisis in Kosovo:
1. Kosovo’s government is saving lives because its management of the Coronavirus pandemic has been so targeted and effective.
2. The vote of no-confidence on 25 March did not prevent the measured and forewarned removal of tariffs against Serbia, nor the implementation of the election commitment to reciprocity – thus establishing equality – in relations with Serbia.
3. Hashim Thaci’s irresponsible call for civil disobedience against social isolation measures, with Kosovo and the rest of Europe in lockdown, revealed (if anyone still needed more evidence) that his behaviour is not appropriate for a democratic president.
4. Democratic oversight prevented Hashim Thaci’s attempt to declare a state of emergency, without just and legal cause, in order to activate presidential control over Kosovo’s Security Force and the Security Council.
5. The disturbing day when 82 of Kosovo’s MPs voted down their government in the middle of a global pandemic, as their population watched from home, in lockdown, clarified what price some politicians are willing to pay to put an end to the Kurti administration. That this price is the health and security of their own people is not lost on the electorate.
– They’ll remember that when the same MPs try to convince them they should form a new government without holding new elections.
– And when those MPs try to sell them a territorial exchange deal with Serbia.
6. The bravery of Kosovo’s speaker, Vjosa Osmani, opposing her own party to do what she thought was right, sets an example to us all.
7. As Albin’s popularity rightly soars, so the chance of Kosovo and Serbia reaching a final agreement on issues outstanding from the war also increases. Only someone with Albin’s ability, and legitimacy, can negotiate – and implement – a lasting agreement with Serbia.
8. Albin’s government has showed how to release the state from criminal control, even in just 50 days – for example, by disbanding boards filled with friends and relatives, and appointing professionals instead; cancelling dodgy contracts; developing vetting for the legal profession; and drafting a law confiscating illegal gains. No wonder his opponents have ‘no confidence’ in this government – it is cutting off their illicit cashflows!
9. Perhaps the most striking indicator of the Kosovo that Albin makes possible, was given on International Women’s Day, when Vasfije Krasniqi Goodman, was invited to address the Assembly. She spoke on behalf of the thousands of women who were raped in Kosovo by Serb forces in the last war. Her address inspired recognition and respect for these brave women.
10. All of the above is not lost on European diplomats who want a democratic, stable and prosperous Kosovo. They recognise the potential the Kurti government has to reform and revitalise Kosovo, and to achieve peace with Serbia. And they’ve backed up words with financial support. Now it just remains for the US to do the same.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!