Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbinë e pret një situatë e ndërlikuar pas 21 nëntorit, pasi gjermanët dhe britanikët e mbështesin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiqi pas takimeve me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak në Paris, tha se ata nuk ishin optimistë pas takimit me Kurtin.

“Boreli dhe Lajçaku kanë biseduar sot me mua rreth asaj se çfarë kishin si temë të bisedës me Kurtin dhe nuk ishin optimistë. Siç e kam ditur unë edhe më parë para se ata të më njoftojnë mua. Unë ju kam thënë më lejoni të qëlloj se çfarë është rezultati i bisedës dhe patjetër që e kam qëlluar rezultatin. Ashtu pra, rezultati është asgjë”, tha ai.

Ju pëlqen!

Duke folur për një zgjidhje të mundshme të situatës, Vuçiqi ka thënë se është e vështirë të gjesh propozim kur e di se aty është Kurti dhe kur ai ka mbrojtjen e vendeve të forta.

“Britania e Madhe nuk është pjesë e BE por Gjermania është pjesë e BE së dhe Prishtina ka përkrahjen e gjermanëve për secilin potez të vetin dhe ata nëse do të dëshironin që ta kushtëzojnë Prishtinën, gjithmonë mund ta bëjnë atë dhe përmes vizave dhe përmes përkrahjes në energjetikë, përmes anës financiare dhe përmes anëtarësimit në BE, por shihet qartë që ata këtë gjë nuk e dëshirojnë dhe ata duan që ta ndihmojnë Prishtinën me çdo kusht dhe as që mërziten se mund të provokojnë skandale me potezat e tyre të njëanshme dhe sillen në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, ajo është fëmija e tyre për të cilën kujdesen ashtu që nuk ka më sekrete, është e qartë që gjermanët janë ata që iu ofrojnë përkrahje dhe për të gjitha akte kundërligjore në BE dhe jashtë BE-së, është Britania ajo që i përkrah. Është vështirë të gjendet një propozim racional në momentin kur ju e dini se kush është fajtor e dini që fajtori është Kurti dhe e dini që ai ka mbrojtjen e shteteve shumë të forta të cilat i thonë ti ecë me tënden. Pra çfarë mund të bëjë Borelli ose cili do nga ta. Ai mund të bëjë çfarë të dëshiron gjithmonë do të ketë përkrahje Gjermanisë dhe Britanisë ”, ka thënë Vuçiqi.

Ai ka komentuar shpalljen e zgjedhjeve nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për katër komuna në veri të Kosovës.

“Ata me këtë dëshirojnë t’iu tregojnë që duan të largojnë popullatën serbe nga veriu. Çfarë dëshirojnë ata të bëjnë me këtë gjë. Në ato zgjedhje nuk mund të marrin pjesë më shumë se 1500 njerëz, aq sa ka shqiptarë, boshnjakë, dhe do t’i sjellin edhe 100-200 serbë të tyre, ata serbë të cilët i paguajnë këto dy shtet të cekura më parë dhe shqiptarët, ashtu që të tjerët nuk do të dalin askund dhe çfarëdo që të jetë nuk do të ketë rëndësi për serbët. Pra, kjo do të thotë që ata nuk dëshirojnë që t’i kenë fare serbët në sistemin e tyre por dëshirojnë t’i largojnë nga Kosova. Serbët nuk do ta lëshojnë Kosovën “, ka thënë ai.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!