Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka përshkruar kritikën e Emmanuel Macron për NATO-n si “drastike” disa orë pasi presidenti francez tha se aleanca transatlantike ishte “duke përjetuar një vdekjen të trurit”, për shkak të mungesës së koordinimit me SHBA-në që po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme.

“Presidenti francez ka zgjedhur fjalë drastike. Ky nuk është këndvështrimi im lidhur me bashkëpunimin brenda NATO-s. Unë mendoj se një goditje e tillë gjithëpërfshirëse nuk është e domosdoshme,” tha Merkel, duke folur së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Berlin.

Macron, duke folur për gazetën britanike “The Economist”, tha se ekziston një mungesë e koordinimit strategjik midis aleatëve evropianë nga njëra anë dhe e Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, me ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s, nga ana tjetër.

Ju pëlqen!

Turqia kundërshtoi aleatët e saj të NATO-s muajin e kaluar duke filluar një ndërhyrje ushtarake në Siri.

“Ajo që ne po përjetojmë tani është një vdekje e trurit së NATO-s,” tha Macron.

Lexo po ashtu:  "Në mars mund të përfundojë pandemia, por jo Covid-i"

I pyetur nëse ai ende besonte në garancinë kolektive të Mbrojtjes së Nenit Pesë të traktatit të NATO-s, sipas të cilit vendet e NATO-s pritet të mbrojnë njëri-tjetrin ushtarakisht, Macron u përgjigj: “Unë nuk e di”, megjithëse ai tha se Shtetet e Bashkuara do të mbeten një aleate.

Mike Pompeo, Sekretari amerikan i Shtetit, gjithashtu u hodh në mbrojtje të NATO-s, e cila u themelua në vitin 1949, duke e quajtur atë aleancën më të rëndësishme “në të gjithë historinë e regjistruar”. Pompeo ndodhet në Berlin, për ngjarjen historike të rënies së Murit të Berlinit që shënon 30 vjetorin.

Por, deklarata e Macron u pritën mirë në Rusi, me Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, duke i përshkruar ato si “fjalë të arta”.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!