Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkarkuar Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur, Haxhiu, përmes një konference për media ku ka treguar edhe për shkeljet që ka bërë i njëjti.

“Çështja ka të bëj me dhënien në shfrytëzim të një prone të Ministrisë së Drejtësisë, me shkelje flagrante. Ajo pronë gjendet në zonën ku ka qenë i ndërtuar hoteli Viciano. Në lidhje me këtë, Nehat Thaçi ka marrë vendimin për dhënien në shfrytëzim personave juridik nga 1 deri në 15 vite. Një vendim i tillë është i kundërligjshëm dhe ka për qëllim interesat e ngushta dhe përfitimet materiale”

Ju pëlqen!

Ndërsa, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu në një konferencë për media ka jep detaje rreth shkeljeve që ka evidentuar Ministria Drejtësisë lidhur me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Sallahu ka thënë se ky aktivitet kriminal është tejet i dëmshëm dhe se bëhet fjalë për dhënien në shfrytëzim të një prone të Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë të kundërligjshme.

“Bëhet fjalë për një zonë urbane në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, ku bëhet fjalë për 2 hektar e 12 ari e 17 metra katror. Kontrata që është lidhur ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Nehat Thaçi dhe ish-ministrit Selim Selimi në njërën anë dhe kompanisë të regjistruar pas afatit përmban huqje ligjore ku baza që janë mbështetur nuk i jep të drejtën e dhënies në shfrytëzim të parcelës prej 2 hektar e 12 ari e 17 metra katror”, ka thënë Sallahu

Ai ka shtuar se një vendim i tillë është i kundërligjshëm dhe përftimin material për interesa vetanake.

“Akterët e përfshirë në këto veprime grabitqare të buxhetit të shtetit kanë lidhur kontratën e cila jep në shfrytëzim pronën e MD dhe SHKK për një kompani private, dhe në këmbim është marrë çmim banal, prej 2100 euro në muaj në lokacionin ku vetëm 1 ari sipas vlerë së tregut kushton nga 50-100 mijë euro. I është dhënë e drejta qiramarrësit që të demolojë hotelin Vicianum dhe objektet përreth që kanë shërbyer për rehabilitim të burgosurve me dënime të lehta”, tha Sallahu.

Zëvendësministri theksoi se këtu kemi të bëjmë me ndërmarrje të përbashkët kriminale për interesa vetanake.

“Aty ku ka krim nuk mund të ketë përparim. Kryerësit e krimit duhet të goditën fuqishëm me forcën e ligjit. Kemi kurdisje ekonomike për interesa të ngushta të personave që kanë udhëhequr dhe udhëheqin me institucione shtetërore”, u shpreh Sallahu.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.