Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se militantët e PDK-së në rrjetet sociale kanë nisur një fushatë ndaj saj.

Fushata ka të bëjë rreth shpenzimeve të bëra gjatë dy muajve të parë si ministre.

Haxhiu mes të tjerave në shkrimin e saj, thekson se shumë shpejt do t’i publikojë dallaveret e Abelard Tahirit, ish-ministër në qeverinë Haradinaj, dhe tani deputet i PDK-së.

Ju pëlqen!

Ja shkrimi i saj:

Militantët e PDK, paskan nisur shpifjet e ulëta kundrejt meje por e kanë kot. Me siguri, nga militantët që i ka lënë tashmë në Ministri, Abelardi, paska dëgjuar që kemi gjetur tashmë shumë dallavere e veprime të paligjshme në MD, dhe tani kanë nisur sulmet e shpifjet kundrejt meje!

Shumë shpejt do t’i bëhen publike dallaveret e Abelard Tahirit.

Të dhënat në vijim janë shpifje dhe në fillim të javës së ardhshme, Abelardit i dalin dallaveret e shpenzimet e tij sa ishte Ministër poashtu edhe krahasimin me shpenzimet e mia!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!