Albulena Haxhiu vizitën e parë si Ministre e Drejtësisë e ka bërë në burgun e Prizrenit, aty ku vdiq aktivisti i VV’së, Astrit Dehari, në nëntor të 2016’s.

Haxhiu, pas vizitës, është zotuar se gjatë mandatit të saj do të ndihmohen institucionet për ta zbardhur rrethanat e vdekjes së Deharit.

Ajo ka thënë se do ta ndihmojë Prokurorinë Speciale me të gjitha kapacitetet për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.

Haxhiu është shprehur se në dikasterin që ajo drejton, do të punojë edhe në zbardhjen edhe të rasteve të vrasjeve të tjera politike