Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se përmes anulimit të provimit të noterisë, kanëdërguar sinjalin që nuk do lejojnë asnjë shkelje dhe nuk do të ketë raste të tjera ku përmes konkurseve apo proceseve të tjera, përfitohet për shkak lidhjeve familjare, miqësore e partiake.

Po ashtu, ajo në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se “Parimi i ligjshmërisë, barazisë dhe transparencës do të përcjellë secilin veprim në Ministrinë e Drejtësisë”.

Postimi i plotë:

Ju pëlqen!

Parimi i ligjshmërisë, barazisë dhe transparencës do të përcjellë secilin veprim në Ministrinë e Drejtësisë.

Sot, përmes anulimit të provimit të noterisë, ne dërguam sinjalin që nuk do lejojmë asnjë shkelje dhe nuk do të ketë raste të tjera ku përmes konkurseve apo proceseve të tjera, përfitohet për shkak lidhjeve familjare, miqësore e partiake.

Vetëm kështu NE e kthejmë besimin e qytetarit në institucione dhe në shtet.

Lexo po ashtu:  DER STANDARD: Serwer zbulon manipulimet: Asociacioni nuk ishte në draftin e parë të planit franko-gjerman, QUINT’i i bëri koncesion Beogradit
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!