Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me Ramush dhe Nasim Haradinajn, për të cilët u raportua se kanë blerë hektarë tokë me një çmim shumë ulët për ari.

Ramush Haradinaj bleu 200 hektarë tokë të shtetit për 75,000 euro, që i bie 3 euro e 70 cent aru, ndërsa Nasim Haradinaj bleu 220 hektarë tokë me shumën 150 euro ari.

Duke publikuar një fotografi me një “tegëll turshi”, avokati Tomë Gashi ka ironizuar duke thënë se “kjo turshi e jona sa ari tokë Kosove vlen?”.

Ju pëlqen!

Ai në fund ka shkruar “Prapë Albini more ka faj”, duke e banalizuar shprehjen e shpeshtë të disa politikanëve.

Postimi i tij i plotë:

Kjo turshi e jona sa ari tokë Kosove vlen?
Asi toke qe e kanë privatizuar këta që na kanë ndimu…
Prapë Albini more ka faj!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.