Albin Kurti po vijon për të tretën ditë në Shqipëri takimet në mbështetje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Pas Lezhës dhe Tiranës, Kurti ishte sot në Gjirokastër ku bëri thirrje për të votuar Kreshnik Merxhanin.

Kurti tha se 3 kandidatët për deputetë të LVV janë të pavarur dhe duhet të jenë në Kuvendin e Shqipërisë për t’u angazhuar për përparimin e vendit.

Ju pëlqen!

“Janë tre kandidatë të pavarur të zgjedhur nga populli të cilët ne i mbështesim: Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Boiken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë.

Janë të pavarur dhe ne i duam për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë që të përfaqësojnë qytetarët dhe të angazhohen për përparimin e të gjithëve, sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell ndryshim dhe për drejtësi që nuk lejon korrupsionin”, u shpreh kreu i LVV.

Lexo po ashtu:  "BE po luan me zjarrin në Ballkan”
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!