E tërë dita e sotme do të shënohet me aktivitete të ndryshme shtetërore

Prej ngritjes së flamuri shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, Seanca Solemne e Kuvendit, dita zyrtarët shtetërorë do t’i zë duke bërë homazhe gjithandej vendit.

Për kryeministrin Albin Kurti, i cili pothuajse në çdo aktivitet do të jetë i shoqëruar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, do të jetë hera e parë që do t’i bëjë homazh ish-presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ndoshta ju pëlqen!

Sipas paralajmërimeve dhe agjendës qeveritare të paraparë për sot ai në varrezat e Velanisë ku pushon Rugova do të qëndrojë në orën 10:30.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!