Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka komentuar kërcënimin me jetë që e ka marrë publikisht përmes Facebook-ut nga kandidati i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Kurti ka shkruar që këtë kërcënim të Hotit do t’ua lë organëve të drejtësisë, duke habitur me deklaratën e tij e shpresuar që të lirohet dhe Z.Hoti ta pres vitin e ri në shtëpi me familjen e tij.

Postimi i plotë

Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij.