Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, vendimi për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të Presidentit të Republikës për dhënien e mandatit kandidatit të LDK-së, Avdullah Hoti, për të formuar qeverinë e re në seancën e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për datën 2 maj 2020, si vendim duhet të respektohet nga të gjitha subjektet politike.

Kështu ka thënë në një konferencë për medie, sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi.

Ju pëlqen!

Abrashi: Respektojmë vendimet e kësaj mase

“Ne e kemi marrë dekretin në bazë të rregullave kushtetuese dhe ligjore, është e drejtë e të tjerëve të ankohen dhe të kërkojnë masë dhe masa e përkohshme pak a shumë është një procedurë e zakonshme në raste të tilla, ne e kemi përshëndetur këtë masë dhe respektojmë vendimin e kësaj mase dhe ftojmë të gjitha subjektet tjera të bëjnë të njëjtën”, thotë Abrashi.

Abrashi ka theksuar se këto ditë do t’i shfrytëzojnë për të hartuar programin qeverisës, derisa theksoi se ky koalicion ka shumë punë për faktin se qeveria Kurti, nuk ka bërë asgjë konkrete.

Abrashi: Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë konkrete

“Këto ditë ne do t’i shfrytëzojmë për punë të tjera, pikë së pari për hartimin e një programi, nëse nuk kemi pasur shumë kohë kemi folur shumë për orientime programore për partnerët e koalicionit të ri, tani do të ulemi të detaizojmë, të shfrytëzojmë këtë kohë derisa Gjykata Kushtetuese të punon në masë, të hartojmë programin tonë të detajuar sepse do të përballemi me një krizë të madhe ekonomike. Qeveria Kurti ka pas shumë fjalë por nuk ka bërë asgjë konkrete”, tha Abrashi.

Ai shpreson se Gjykata Kushtetuese nuk do të vonohen shumë për shkak se siç theksoi ai, Kosova ka nevojë urgjente për formim të Qeverisë.

Sa i përket shkresës së kryeministrit drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ai thotë se ka tone kërcënuese.

Kurse për dërgimin e letrës në Venecia theksoi se, është vlerë e shtuar.

Abrashi: Shkresa ka tone kërcënuese

“Shkresa ka tone kërcënuese, domethënë secili prej nesh që e lexon atë shkresë aty vërehet qartë një tendencë kërcënuese e kryeministrit ndaj gjykatës kushtetuese dhe besoj që secili prej nesh duhet të reagojë. Dërgimi i letrës në komisionin e Venecias është vetëm një vlerë e shtuar, ne jemi të bindur se në demokracitë parlamentare kështu funksionojnë kuvendet, ai që formon shumicën parlamentare ai formon edhe institucionet dhe besoj që kjo ka me u konfirmuar edhe ndaj Kurtit nëse ai merr letër nga komisioni i Venecias”, ka deklaruar ai.

***

Sekretari i Organizativ i LDK-së, Arban Abrashi në një konferencë për medie ka thënë se Qeveria Kurti, ka shkelur Kushtetutën e Kosovës duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve, derisa theksoi se kjo qasje e kryeministrit në ikje është sinjal se po rrëshqitet në diktaturë.

Me këtë rast, Lidhja Demokratike e Kosovës i bëri thirrje qeverisë në ikjeqë masat kundër pandemisë të vendosën brenda kuadrit ligjorë.

Abrashi: Nuk i respektoi procedurat për kufizimin e lëvizjes

“Albin Kurti veprimtarin e tij në qeverisje, nuk e nisi siç pritej për t’i shërbyer interesave të qytetarëve, por e bëri të kundërtën, e nisi me tendencat për të kontrolluar gjithçka, kjo u pa në rastin më të ndjeshëm siç ishte përballja me pandeminë, duke mos respektuar asnjë procedurë mori vendim për kufizimin e lëvizjes në të gjithë territorin e vendit”, tha Abrashi.

Sipas Abrashit, Kurti e uli nivelin e menaxhimit shtetëror nga qeveria në Ministri të Shëndetësisë, në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese.

Abrashi: Kurti uli nivelin e menaxhimit

“Pavarësisht faktit që gjykata kushtetuese i dha afat qeverisë në detyrë deri më 13 prill t’i mënjanojë shkeljet ligjore në vendimin e parë, qeveria në detyrë ashtu siç veproj herën e parë në krye më vete vendosi edhe herën e dytë, vetëm se kësaj radhe eksperimentoj duke ja dedikuar të drejtën Ministris së Shëndetësisë, për të nxjerr masa që kufizojnë lirinë e lëvizjes”, tha Abrashi.

Abrashi më tutje tha se Kurti e anashkaloi Kuvendin dhe tregoi se janë të interesuar vetëm për pushtet, derisa bëri të ditur se LDK-ja, kërkon nga qeveria në ikje që masat kundër COVID-19, të vendosen në kuadër të ligjit dhe kushtetutës.

Abrashi: Masat kundër pandemisë të vendosen në kuadër të ligjit

“Në vend se të adresonte në kuvend çështjen e ngritur nga gjykata kushtetuese ai uli nivelin e menaxhimit të pandemisë nga qeveria te ministria e shëndetësisë, derisa rritej kërcënimi i popullatës nga pandemia….I kërkojmë qeveris së shkarkuar që masat kundër pandemisë të vendosën brenda kuadrit ligjorë dhe kushtetues dhe të shfuqizojë vendimet për karantinim, urgjentisht të heq Prishtinën nga karantina”, tha Abrashi.

Abrashi ka thënë se në këto ditë të qeverisjes, Kurti shfaqi dashuri për Serbinë, duke i lejuar serbët të hyjnë në Kosovë.

***

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi në një konferencë për media, ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë Kurti.

Ai tha se kjo qeveri ka marrë vendime antikushtetuese duke karantinuar disa komuna, dhe duke u arrestuar qytetarë të shumtë në kundërshtim me Kushtetutën.

Abrashi tha se në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së LDK-së nuk kanë diskutuar fare për emrat e ministrave.

”Sa i përket Listës Serbe, po është e vërtetē që kemi arritur marrëveshje”, tha ai, duke shtuar se ata do të marrin fuqi politike aq sa kishte në Qeverinë Kurti.

Ai tha se nuk ka pasue asnjë përplasje në mbledhjen e djeshme të Kryesisë.

”Ju garantoj në emrin tim dhe të Kryesisë, që nuk ka pasur asnjë përplasje”, tha ai.

Ai tha se nuk ka indikacione se do të ketë zgjedhje.

”Ne e kemi marrë vendimin e Gjykatës, dhe do ta respektoj atë vendim”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria në ikje nuk e ka respektuar as Kushtetutën e as vendimet e Gjykatës Kushtetuese, për lëvizjen e lirē.

Ndryshe, sot Kurti paralajmëroi zgjedhje më 14 qershor, kjo pasi sipas tij, pro tyre tash janë PDK dhe Vjosa Osmani.

Abrashi: Kurti humbi nivelin e menaxhimit shtetëror, masat ndaj pandemisë të merren sipas ligjit dhe Kushtetutës

Arban Abrashi i LDK-së sot gjatë një konference për media ka thënë se Albin Kurti ka tendeca për të kontrolluar gjithçka, duke përmendur vendimet antikushtetuese rreth masave për pandeminë.

‘Kurti nisi me tendecat për të kontrolluar gjithcka, duke mos respektuar asnjë procedurë mori vendim për kufizmin e lirisë së lëvizjes në gjithë vendin. Edhe pse Kushtetuesja i dha afat për mënjanimin e shkeljeve, vendosi për të dytën herë prap’’

‘Kurti humbi nivelin e menaxhimit shtetëror nga ministria tek Qeveria. Në dy herat, nuk e respektuan Kuvendin dhe eksperimentuan me rendin dhe ligjin.’’’

‘’Këto masa antikushetuese janë vendosur pa vota të LDK’së në Qeveri. Kërkojmë Qeverisë që masat kundë pandemisë të vendosen brenda kuadrove ligore dhe kushtetues dhe të shfuzizohen masat për karantinim. Kundërligjshëm ka arrestuar edhe qytetarët që nuk kanë respetuar masat antikushtetuese’’, shton Abrashi.

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie, në senlinë qendrore”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!