Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do koalicion me partitë e PAN-it. Ai ka thënë se arsye për këtë është se nuk e duan shtetin e kapur të Kosovës.

Kurti ka thënë në një intervistë për “Jeta në Kosovë” se tani nuk mund të thotë se duan sërish koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

I pari i VV-së ka thënë se qëllimi kryesor i tyre është të fitojnë sa më shumë vota dhe “klubin e të stërvjetruarve” ta dërgojnë në opozitë ose ta largojnë nga skena politike.

Ju pëlqen!

Ne nuk duam koalicion me PAN-in, sepse nuk e duam shtetin e kapur të Kosovës, e duam ç’kapjen e shtetit nga këta mujësharrët shpërdorues që janë të renditur në PAN. Nuk mund të them se tash duam as koalicion me LDK-në, për neve është e rëndësishme të shihet oferta e ardhshme zgjedhore dhe të fitojmë numrin sa të madh të votave, me ç’rast ky klubi i të stërvjetruarve mbase nuk qëndron si opozitë, mund të shkojë prej skenës politike”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

“Nëse ka dikush që unë mund të bashkëpunoj, e kjo nuk është çështje koalicioni, si kryeministër në detyrë është kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ne të dy jemi politikanët që kemi marrë më së shumti besimin e qytetarëve. Përderisa mua po duan të më spostojnë përmes Kuvendit, asaj po ia bëjnë këtë përmes partisë”, ka thënë ai.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!