Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mbrëmë ishte i ftuar në Syri Tv në ‘Çim Peka Live’, ku foli për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri.

Ai në këtë intervistë, gjithashtu ka folur edhe për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti, nuk ka lënë pa përmendur edhe njërin nga komandantët dhe strategët e luftës së Koshares, tani kryetar i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Kurti deklaroi se Quni është ndër luftëtarët më të shquar të Koshares.

“Keni luftëtarë edhe në mesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si shembull, Anton Quni është deputet nga Prizreni i cili është ndër luftëtarët më të shquar të Koshares. Luftëtarë ka në të gjitha anët”, shprehet mes tjerash në këtë intervistë lideri i Lëvizës Vetëvendosje.

Deklarata e Kurtit nga minuta 1:30 seconda.

Kurti ndër të tjera ka folur edhe për figurën e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Me presidentin jam takuar vetëm dy herë ku kemi disktuar për gjëra të ndryshme. Takimet kanë qenë konstruktive përkundër që nuk jemi pajtuar. Në vitin 1995 ne u distancuam nga Dejtoni dhe pamë çlirimin e Kroacisë me luftë nga Serbia”, tregon Kurti.

“Ishte një kohë kur ne duhej të ndërronim qasje dhe të hiqnim dorë nga rezistenca paqësore. Këtu nuk jemi pajtuar”

“E vlerësoj jashtëzakonisht shumë rolin e tij në vitet 1989-92. Sidomos është një deklaratë e tij që ka pasur shumë rëndësi të madhe atë kohë e cila vlen jashtëzakonisht shumë edhe për sot. Këtë dua të e ndaj me ju”

“Rugova pati thënë atë kohë: Edhe pavarësia është kompromis për Kosovën”

“Paramendoni. Kjo deklaratë ka vlerë të madhe. Pavarësia është më e vogla që mund të i jepet Kosovës. Edhe me pavarësi ne bëjmë kompromis pasi që duhet të synojmë edhe më shumë”, shtoi Kurti.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...