Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kandidat për kryeministër i Kosovës, ka ‘goditur’ sërish kryeministrin Rama për nismën rajonale për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave e quajtur Shengenin Ballkanik ndërsa bëri thirrje për aleanca tjera ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kurti është shprehur se kjo nismë duhej të nisej nga të gjitha vendet e Ballkanit, e për këtë Shqipëria duhet të priste edhe krijimin e qeverisë së Kosovës.

Autoritetet në Kosovë kanë refuzuar përfshirjen në nismën e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ndërsa e kanë quajtur të pakuptimtë një gjë të tillë përderisa Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Partitë politike madje e kanë quajtur si pëprjekje për ringjallje të ish Jugosllavisë.

Lidhur me këto reagime, kryeministri Rama është justifikuar duke thënë se Kosova nuk është penguar nga askush, por është vetëpërjashtuar

Albin Kurti është shprehur:

Nuk nisë me Serbinë kjo punë, nisë Kosovë-Shqipëri vazhdon Kroaci-Bullgari, vazhdon Sarajevë zyrtare, Podgoricë zyrtare dhe Shkup zyrtar e Beogradi në fund sepse i tillë çfarë është ai, i papenduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara, në filtrim të vazhdueshëm me Moskën e (Vladimir) Putinit nuk mund të ketë prioritet, rrjedhimisht mendoj se edhe mbledhja e Novi Sad-it dhe mbledhja e Ohrit ishin gabim në hapa.
Meqenëse ka pritur Shqipëria zyrtare një qeveri të re dhe të denjë të Kosovës shumë vite, ka mundur të pres edhe pak javë që të formohet kjo qeveri dhe të bashkëpunojmë të gjithë ne. Unë nuk e kuptoj pse kjo nguti, pse ky nxitim me Novi Sad, me Ohër e nesër me Durrës kur jemi në prag të formimit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Pra nëse kanë pritur shumë vite është dashur të presin edhe pak javë”