Albin Kurti e shpëtoi Kosovën nga copëtimi i metejshëm

Hysamedin Feraj

Falë rezistencës së tij, tani Grenellit dhe Kosnetit më në fund u erdhi goja:
Jemi kundër copëtimit të Kosovës!
Pse nuk e thanë para dështimit të takimit të Uashingtonit? Nēse nuk ishte e rëndësishme atëherë kur Kosova dhe bota ziente për këtë çështje, pse u bë e rëndësishme papritmas, tani, mbasi dështoi takimi i trumbetuar me aq pompozitet? Nëse atëhere heshtën sepse “dihej që Amerika është kundër”, tani flasin sepse nuk dihet te jetë kundër?! Apo tani flasin vetëm sepse dështuan?
Gjithsesi ky shpëtim është i përkohshëm. Sa të jenë faktor me ndikimi Thaçi, Vuçiqi, Rama dhe Grenelli, rreziku mbetet i pranishëm.
II.
“Shenzhen”?!
Vetë analogjia me modelin kinez “Shenzhen” është njëfarë copëtimi:
Kush është “Kina” në këtë rast? Kush e qeverisë “zonen Shenzhen”: Serbia? Kosova? SHBA? Të tria së bashku? Zona del jashtë sovranitetit të Kosovës dhe qeveriset ndërkombëtarisht? A nuk është ky një coptim “i maskuar” keq?
III.
Albin Kurti, duke e nxjerrë në lëndinë para popullit shqiptar dhe para gjithë botës lojën me territoret tona, e ka shpëtuar vendin nga copëtimi. Përkohësisht. E përsëris: sa kohë që mbajnë poste me pushtet politik Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiqi, Edi Rama dhe Richard Grenelli, territoret shqiptare jane në rrezik. Sepse dështimi i përpjekjes së parë veç mund t’ua ketë shtuar inatin. Po për kaq kohë ne duhet të tregojmë vendosmërinë tonë kundër projekteve serbe për aneksim të territoreve shqiptare.


Ju pëlqen!

 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!