Rexhep Elezaj

Në intervistën dhënë gazetarit serb Jugosllav Qosiq, të TV-N1- nga Beogradi, kryeministri në ardhje z. Albin Kurti, e realizuar në zyrën e tij në selinë e LVV-jes në Prishtinë në gjuhën serbe, me 06 nëntor 2019, ai duke iu përgjigjur pyetjeve mjaft provokuese dhe herë-herë fashiste të shtruara nga ky gazetar përgjatë 51 minutave sa do zgjas intervista, thënë me zhargonin sportiv të boksit, mund të themi lirisht, se e ka nokautuar rënd politikisht deri në alivanosje..!?

Ç’është e vërteta, pothuajse çdo pyetje e gazetarit të TV-N1, drejtuar z. Albin Kurti, lidhur me zgjedhjet e fundit në Kosovë, me komunitetin serb, me dialogun Prishtinë-Beograd, rreth formimit të qeverisë, për mos përfshirjen së “Listës Serbe” në qeveri, etj., përmbante doza të theksuara të cinizmit, urrejtjes, agresivitetit, nënçmimit dhe mospajtimit me Albin Kurtin, por nga i cili mori fuqishëm përgjigje të prera, të qarta, të pa ekuivokë, të drejtpërdrejta, të argumentuara, me vendosmëri, plotë guxim dhe mënyrë shumë të kulturuar, etj., e, që gazetarin çetnik serb e bënin gjithnjë e më nervoz deri në huti, saqë i “ngrati” në momente e humbte azimutin e tij mendor dhe ekuilibrin për të vazhduar me pyetjet e radhës..!?

Lexo po ashtu:  𝗦𝗵𝗸𝗿𝘂𝗮𝗻 𝘀𝗼𝗰𝗶𝗹𝗼𝗹𝗼𝗴𝘂 𝘀𝗲𝗿𝗯, 𝗔𝗹𝗲𝗸𝘀𝗲𝗷 𝗞𝗶𝘀̌𝗷𝘂𝗵𝗮𝘀: “𝗦𝗵𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗶”, “𝗡𝗷𝗲𝗿𝗲̈𝘇𝗶𝘁 𝗲 𝗺𝗮𝗹𝗲𝘃𝗲, 𝘀𝗵𝗽𝗲𝗹𝗹𝗮𝗿𝗲̈”, 𝗨𝗿𝗿𝗲𝗷𝘁𝗷𝗮 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝘃𝗱𝗲𝗸𝘂𝗿 𝗲𝗻𝗱𝗲!
Ju pëlqen!

Po ashtu, nga pyetjet e këtij gazetari prej hegjemoni dhe nacionalisti ekstrem serb, shihej qartë tendenca djallëzore se në Prishtinë kishte ardhur me mision dhe detyrë të caktuar, që përmes intervistës televizive opinionit serb t’ia prezantonte kryeministrin e ri të Kosovës, se bëhet fjalë, gjithnjë sipas tij, për “nacionalistin ekstrem” shqiptar, “terroristin e OVK-së” (UÇK-së), “radikalin majtist”, shqiptaro-madhin që në zyrën e tij mbanë vetëm flamurin e Shqipërisë, e jo edhe atë të shtetit të Kosovës, si njeriun e Adem Demaçit, etj., me të cilin presidenti serb A. Vuçiç dhe politikanët tjerë serbë duhet të bisedojnë (me zor, v.j.) në të ardhmen kur të vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi..!?

Dhe vërtetë, nga përgjigjet që mori nga Albini gazetari J. Qosiq, i njohur për qëndrimet e tij ekstreme antishqiptare, doli jo vetëm i lagët dhe i bërë qullë nga djerset, por edhe i dërrmuar i tëri, ngase për herë të parë po ballafaqohej me një lider dhe politikan të ri shqiptar, që ka emrin Albin Kurti, nga i cili po i merrte përgjigjet sikur rrufeja kur vret nga qielli i kthjelltë, duke ia përplasur faktet në fytyrë; se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, e jo krahinë jugore e Serbisë, Kosovë e Metohia, siç e konsiderojnë gjithë serbet (!?), se zgjedhjet e fundit i ka fituar LVV-je dhe ai do jetë kryeministër i ri i Kosovës, se ai personalisht do t’i udhëheq bisedimet me Beogradin zyrtar, se nuk do ketë kurrë ndarje të Kosovës, as ndryshim të kufijve, se në vend të taksës do vendosen masat e reciprocitetit me Serbinë, se serbët e Kosovës do t’i kenë të gjitha të drejtat e garantuara me ligj, se nuk do ketë as “Zajednicë” serbe në Kosovë, se politikani serb Oliver Jovanoviçi, i vrarë para dy viteve nga vetë serbet, ka qenë kriminel lufte dhe i dënuar me 9 vite burg nga EULEX-i, se “Lista Serbe” duhet ta njeh shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, se skenari “Mini-Shengen” është i pa pranueshëm për qeverinë e Kosovës, se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj në Kosovë, pra t’i pranojë faktet se regjimi serb i Millosheviçit ka vrarë mijëra shqiptarë të pafajshëm, dhe se serbët njëherë e përgjithmonë duhet t’i shuajnë apetitet e tyre hegjemone për sundimin e Kosovës dhe shqiptarëve etj., etj., që të gjitha këto e detyruan në fund që ky gazetar i pakulturë dhe agresiv t’i thotë Albin Kurtit, se nëse është kështu siç ju po thoni, atëherë mund të them se “edhe ju z. Kurti keni qenë terrorist shqiptar..”, akuzë të cilën Albini e refuzoi me qetësi dhe maturi të plotë, ngase kështu e kërkonte nikoqirllëku i shqiptarit..!?

Lexo po ashtu:  SHËNIM: Si guxon presidenti spurdhjak serb të fyejë BE-në me gjuhën e një karrocieri të dehur!?
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!