Gëzim Mekuli 

Është shkruar shumë për Z. Kurti. U folë shumë për Albin Kurtin. Loja me fjalë e me fotografi, sigurisht, s’ka ndonjë kufi. Ata shkruanin, përflisnin, shpifnin e aktronin, e Albini vepronte, konkretizonte e punonte.

E pamë, e dëgjuam dhe e lexuam propagandën e orkestruar të sunduesve. Unë, për veten time, nuk kam lexuar, e as që kam parë, ndonjëherë me parë urrejtje të tillë, të sëmurë, e të akumuluar kundër një shoku e kundër një bashkëveprimtari. Sinqerisht, jo!

Ju pëlqen!

Albin Kurti, e kam thënë sa e sa herë, është universitetit publik i shqiptarëve të këtij shekulli. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo; etika, morali dhe logosi i shekullit XVI, edhe njëherë, i vunë ndërskamcat, Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përcues i të cilit mision politik, është e bëma dhe vepra e Albin Kurtit dhe Lëvizja që ky e lindi dhe e formësoj.

Të dashur miq e mikesha,
Kjo s’është prova e parë për ta rrëzuar Lëvizjen Vetëvendosje, të jeni të sigurtë.

Duke parë, duke e dëgjuar e duke lexuar urrejtjen patologjike të disa bashkëveprimtarëve të z. Kurti, thënë nëpër bastoret e mediave të pushtetit, unë, kam drojën logjike se Albin Kurtit do provojnë t’i pergatisin fatin e patriotëve të pavdekshëm shqiptarë, e të vrarë nga shqiptarë, siq është Haxhi Zeka, Bajram Curri, Ismail Qemajli, Hasan Prishtina e Luigj Gurakuqi. Të paktën do të provojnë t’a “vrasin politikisht, morlisht e mediatikisht”.

A të kujtohet, ty, i dashur lexues, atëherë kur Luigjin, i cili duke dalur nga restoranti i hotelit u pa me Balto Stamollën, kushëri i largët 4 a 5 breza me Gurakuqët, i cili i zbrazi tri plumba në zemrën e patriotit shqiptar? Në xhepat e shqyer të ish-Ministrit të financave, Gurakuqi, veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat e deputet, policia italiane i gjeti vetëm 350 lira. A mbanë mënd këtë fakt historik e etik?

E unë, përsëri e nënvizoj në publik; Dhuna verbale e kinseanalistëve, propaganda agresive mediatike e tyre, planet djallëzore me elemente të policisë sekrete serbe-jugosllave, si dhe manipulimi me fakte për t’a mënjanuar politikisht z. Kurti, vërtetojnë frikën se kjo dhunë verbale mediatike, dhe agresive, ndaj Albin Kurtit si njeri e si politikë, mund të ndikoj e të prodhoj rreziqe jo vetëm për Albin Kurtin, por edhe për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

/Shkruar në 2018/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.