Albanian Festival ka njoftuar se me datat 25-26 shtator pritet të zhvillojë edicionin e 15-të në Waterbury, Connecticut të Amerikës.

Ky festival zakonisht organizohet nga komuniteti shqiptaro-amerikan.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Festivalit në rrjetin social Facebook. ‘Ndjehemi krenarë të lajmërojmë për edicionin e 15-të të ‘Albanian Festival’. Të gjithë janë të ftuar të na bashkangjiten në mikëpritjen dhe ushqimin tonë tradicional’, thuhet në lajmërim.

Ju pëlqen!

Ndërkaq, Festivali pritet të fillojë të premten më 25 shtator në ora 16:00 deri në 21:00, dhe të shtunën më 26 shtator nga ora 12:00 deri në 21:00 ku edhe mbaron edicioni i sivjetshëm.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.