DokuFest ka njoftuar që ka emëruar Alba Çakallin si producente të Festivalit.

Karrierën e saj në DokuFest, Alba Çakalli e filloi pothuajse një dekadë më parë si koordinatore e vullnetarëve. Që nga atëherë ajo ka punuar nëpër sektorë të ndryshme dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në rritjen e organizatës. Më herët, Alba ka punuar si Asistente e Programit dhe Koordinatore e Sistemit të pranim-dorëzimit të filmave si dhe ka menaxhuar suksesshëm projektet si ‘Filmi dhe Mediat Faktike’ dhe ‘Klubet e Medias Dixhitale’. Ajo gjithashtu ka kontribuar drejt krijimit të infrastrukturës dhe strategjive për zhvillimin e departamentit të edukimit ‘DokuLab’.

Si Producente e Festivalit, Alba Çakalli do ta drejtojë ekipin në përgatitjen dhe ekzekutimin e aspekteve të shumta të Festivalit dhe në të njëjtën kohë do të ndjekë dhe do të mbikqyrë iniciativat dhe partneritetet e reja. Së bashku me ekipin bazë të organizatës, ajo do të vazhdojë fuqizimin e rolit të DokuFest-it si ngjarje kulturore e rëndësishme në Kosovë dhe si platformë që u jep zë çështjeve bashkëkohore në të gjitha nivelet— nga ato lokale dhe rajonale tek ato kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ju pëlqen!

Emërimi i Alba Çakalli vijon gjurmët e udhëheqjes jashtëzakonisht të suksesshme të Nita Dedës— e cila u largua nga organizata në fillim të këtij viti për të bashkë-themeluar kolektivin muzikor Andrrat Moderne.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!