Analisti politik amerikan, Daniel Sever ka deklaruar se ai beson që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk do ta njohë shtetin e Kosovës.

“Ai, Vuçiq nuk do ta bëj, unë e besoj këtë. Unë mendoj se Serbia ka më shumë të ngjarë të ketë një president të ri, para se ai të njohë Kosovën”, tha Server.

Sipas tij ka ende një iluzion politik se Kosova është ende në Serbi.

Ju pëlqen!

“Të gjithë politikanët në Serbi duhet kuptuar se kurrë nuk do ta qeverisin Kosovën përsëri dhe se duhet ta njohin sovranitetin dhe pavarësinë e saj, si kusht për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Politikanët në Serbi janë të vetmit që ende përdorin çështjen e Kosovës për të fituar disa pikë politike dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga situate e keqe ekonomike”, shtoi ai.

Deklaratave të një numri të madh të politikanëve në Serbi të cilët thonë se “Kosova është zemra e Serbisë”, Server iu përgjigj duke thënë se ata duhet të vizitojnë Kosovën për të kuptuar situatën.

Server u deklarua edhe për marrëveshjen e Washington-it, me një rrëmuje të hollë.

“Unë mendoj se e gjitha është një rrëmujë e hollë. Nëse vërtet dëshironi normalizim duhet kuptuar se marrëveshja në Washington është vetëm një mjet fushate e Trump-it. Kjo marrëveshje nuk do të vlejë, përveç nëse zbatimi i saj shoqërohet me mbështetje të madhe. Deri më tani, nuk ka pasur pothuajse asgjë, ose shumë pak, përveç deklaratave nga dhomat e tregtisë. Kjo është vlera e vetme”, tha ai.

Sipas Server, plani për shkëmbim të territoreve nuk është varrosur.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.