“Duket se Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë shkuar aq larg sa që për interesat e tyre të ulëta, kryesisht personale, si dhe si vegla që janë, për të shkatërruar tërësisht shtetin e Kosovës, këtu nuk është fjala për këtë apo atë qeveri, sa është çështja tjetër, kapjes së pushtetit dhe pranimi i Marrëveshjes së përgatitur Kosovë-Serbi, që Grenell po e udhëheq. Këtu është rreziku. Në këtë anë, Thaçi dhe Mustafa gjetën situatën e koronavirusit si kohë, që Isa Mustafa të mbështetet në Agim Veliun dhe në heqjen e taksës si kusht për Qeveri. Se a është kjo a ndonjë Qeveri tjetër nuk ka fortë rëndësi, sa ka rëndësi baza që Isa Mustafa u mbështet. Mbrojtja gjëja me fanatizëm e Agim Veliut është anomali e madhe, po kështu edhe heqja e taksës. Janë këto dy kushte që kanë një qëllim: Shkarkimin e kësaj Qeverie dhe krijimin e kushteve për Gjendje të jashtëzakonshme pa pasur Qeveri. Këtu është rreziku”, thotë Muhamet Kelmendi.

Profesori universitar i së drejtës, Muhamet Kelmendi, ka thënë për “Kosova Sot Online” se mocioni i LDK-së për rrëzimin e qeverisë së re të Kosovës, që është mbështetur edhe nga PDKL me subjektet tjera politike, është projekt i bashkërenduar dhe hartuar në mes të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, në mënyrë që ta bëjnë realitet nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë në këtë kohë krize, duke e lënë jashtë funksionit dhe jashtë ndikimit, rolin e Qeverisë, Kryeministri Kurti dhe qëndrimi i tij kundër pazareve me territore, do ta pamundësonte arritjen e marrëveshjes kundër interesave të shtetit të Kosovës.

Image
Muhamet Kelmendi
Ju pëlqen!

“Duket se Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë shkuar aq larg sa që për interesat e tyre të ulëta, kryesisht personale, si dhe si vegla që janë, për të shkatërruar tërësisht shtetin e Kosovës, këtu nuk është fjala për këtë apo atë qeveri, sa është çështja tjetër, kapjes së pushtetit dhe pranimi i Marrëveshjes së përgatitur Kosovë-Serbi, që Grenell po e udhëheq. Këtu është rreziku. Në këtë anë, Thaçi dhe Mustafa gjetën situatën e koronavirusit si kohë, që Isa Mustafa të mbështetet në Agim Veliun dhe në heqjen e taksës si kusht për Qeveri. Se a është kjo a ndonjë Qeveri tjetër nuk ka fortë rëndësi, sa ka rëndësi baza që Isa Mustafa u mbështet. Mbrojtja gjëja me fanatizëm e Agim Veliut është anomali e madhe, po kështu edhe heqja e taksës. Janë këto dy kushte që kanë një qëllim: Shkarkimin e kësaj Qeverie dhe krijimin e kushteve për Gjendje të jashtëzakonshme pa pasur Qeveri. Këtu është rreziku”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!