Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisur nga shqetёsimet e pёrcjella nё media/rrjete tё ndryshme sociale, nё lidhje me produktin “Kek Lupo me arrё kokosi”, tё importuar nga Turqia menjëherё ka identifikuar subjektet importuese tё kёtyre kategorive produktesh dhe ka ndёrmarrё procedurat e inspektimit.

“Pёrsa i pёrket produktit “Kek Luppo me arrё kokosi” nga verifikimet e bёra pёr praktikat e importit rezulton se pёr vitin 2019 ky produkt nuk ёshtё importuar nё Republikёn e Shqipёrisё.  U kryen kontrolle rigoroze të menjëhershme në 3 subjekte të cilat importojnë kёto kategori produktesh (Kek Luppo) nga Turqia. Nga kontrollet e kryera në këto subjekte u konstatuan kushte të përshtatshme higjeno-sanitare, produktet ishin të ambalazhuara dhe ruheshin në kushte të përshtatshme. 

Në momentin e kontrollit, subjektet nuk dispononin produktin “Kek Luppo me arrё kokosi”, por u konstatuan produktet “Luppo Cake Bite Choco Sandwich” 8 copësh si dhe “Kek Luppo Choco Cacao”, mbi tё cilat u ushtrua kontroll fizik duke e thërrmuar produktin për të parë vizualisht nëse kishin prezencë substancash apo lëndësh të huaja në përbërje.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Kontroll nga i cili nuk u evidentua prezencë “kokrriza” të dëmshme sikundër pretendohej në pamjet filmike të paraqitura në media. Gjithashtu u kontrollua plotësimi i kërkesave ligjore si etiketimi i produktit dhe sistemi i gjurmueshmërisë, të cilat rezultuan konform kërkesave ligjore” njofton AKU.

Më tej, Autoriteti bën me dije se për verifikime të mëtejshme mbi sigurinë për konsum të këtij produkti, nga trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u bë marrja e mostrave zyrtare për kryerjen e analizave laboratorike.

https://aku.gov.al/njoftojme-konsumatoret-se-nga-verifikimet-e-bera-rezulton-se-ne-tregjet-tona-nuk-ka-produkt-kek-luppo-me-arr%d1%91-kokosi/
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...