Metalet të rënda toksike që dëmtojnë zhvillimin e trurit të foshnjës tuaj ndodhen aty ku nuk ua pret mendja, pikërisht në ushqimet për bebe që ju i jepni për të ngrënë fëmijës suaj. Ky është përfundimi shokues i një hulumtimi të botuar ditën e sotme në SHBA

Testet e 168 ushqimeve për fëmijë nga prodhuesit kryesorë në SH.B.A. gjetën se 95% prej tyre përmbajnë plumb, 73% përmbajnë arsenik, 75% përmbajnë kadmium dhe 32% përmbajnë merkur. Një e katërta e ushqimeve i përmbante të katër këta metale tejet toksikë, informon

Një nga pesë ushqimet e testuara e kishte mbi 10 herë më të lartë kufirin e 1-ppb të plumbit të lejuar, megjithëse ekspertët bien dakord se asnjë nivel i plumbit nuk është i sigurt.

Rezultatet ndoqën linjën e një studimi të mëparshëm të Food and Drug Organization, që gjetën një ose të njëjtat metale në 33 nga 39 llojet e ushqimit për fëmijë që u testuan.

Ushqimet me rrezikun më të lartë për dëmtime neurotoksike ishin produktet me bazë orizi, patatet e ëmbla dhe lëngjet e frutave, infomon dritare.net.

Edhe gjurmët të këtyre toksinave që gjenden në ushqim, munden ta ndryshojnë trurin në zhvillim dhe të shkatërrojnë inteligjencën e një fëmije.

Ndikimet shtohen në çdo vakt ose meze të lehtë që një fëmijë konsumon, thuhet në raport.

Testet u drejtuan nga Healthy Babies Bright Futures, e cila e konsideron veten aleate të shkencëtarëve, organizatave jofitimprurëse dhe donatorëve që përpiqen të zvogëlojnë ekspozimin ndaj kimikateve neurotoksike sidomos gjatë muajve të parë të jetës

Drithërat e orizit për foshnje, enët me oriz dhe ushqimet me bazë orizi kryesuan listën e ushqimeve më toksike për bebet.

“Këto ushqime të njohura për fëmijë nuk janë vetëm të larta në arsenik inorganik, forma më toksike e arsenikut, por gjithashtu janë pothuajse gjithmonë të kontaminuar me të katër metalet toksike”, thuhet në raport.