Nuk kanë fund problemet për Luka Jovic. Sipas asaj që bën të ditur gazeta periodike spanjolle AS, sulmuesi serb i Real, është i detyruar të qendrojë i izoluar në shtëpinë e tij në Madrid, sepse ka qenë në kontakt me një mik që ka qenë i infektuar me Covid-19.

Real ka aplikuar menjëherë protokollin e përcaktuar për rastet si ky. Futbollisti i është nënshtruar tamponit e ka rezultuar negativ, por pavarësisht kësaj është detyruar të qendrojë në izolim. Jovic do të mungojë, e sigurtë, në ndeshjen në shtëpi kundër Alaves e, sipas mënyrës si do të zhvillohen situatat, mund të humbasë edhe ndeshje të tjera.

Izolimi është mënyra e vetme që ka klubi për të qene 100% i sigurtë, se lojtari nuk është infektuar e nuk i ekspozon shokët në rreziqe të mundshme.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!