Në Kosovë sipërfaqet e përgjithshme të tokës bujqësore të kultivuara me drithëra, konkretisht me kulturën e grurit, nga viti në vit po zvogëlohen, duke ulur kështu edhe sasinë e prodhuar të këtij produkti në vend. “Evropa e Lirë” i referohet shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ku rezulton se në vitin 2012, më shumë se 102 mijë hektarë sipërfaqe kanë qenë të mbjella me grurë ndërsa në vitin 2017, kjo sipërfaqe ka rënë në 80 mijë hektarë. Ndërkaq, vitin e kaluar, 74 mijë hektarë sipërfaqe kanë qenë të kultivuara me kulturën e grurit.

Kurse, gjatë këtij viti janë mbjellë vetëm 50 mijë hektarë sipërfaqe me grurë. Në një llogaritje të thjeshtë i bie që për tetë vjet (2012-2019 ), në Kosovë sipërfaqja e tokës e mbjellë me grurë, është përgjysmuar apo është 52 mijë hektarë më pak” shkruhet në artikull.

Ekspertë të bujqësisë dhe përfaqësues të bujqve në Kosovë shprehen se pakësimi i sipërfaqes së tokës që mbillet me grurë vjen edhe si rrjedhojë e përdorimit të tokës bujqësore për veprimtarinë e ndërtimit dhe kjo, sipas tyre, në të ardhmen do të sjellë pasoja dhe mungesë të sigurimit të produkteve elementare bujqësore. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Ju pëlqen!

Artikulli origjinal:

https://www.evropaelire.org/a/toka-e-mbjelle-me-grure/30138320.html
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!