Algoritmi i Facebook promovon aktivisht përmbajtjet që mohojnë Holokaustin. “Lajmi” bëhet i ditur nga media të ndryshmeqë referojnë një “investigim” të një organizate kundër ekstremizmit në Britaninë e Madhe, Instituti për Doialogun Strategjik, që konsiston në renditjen e përgjigjeve që gjeneron fusha e kërkimit të Facebook.

Sipas kësaj organizate nëse shkruan “holocaust” të sugjerohen faqe që mohojnë ekzistencën e Holocaustit që nga ana e tyre rekomandojnë lidhje të botuesve që shesin literaturë “revizioniste dhe mohuese”, apo edhe faqe që i dedikohen negacionistit të njohura britanik, David Irving.

Facebook nga ana e vet ka reaguar ndaj disa kritikave të mëhershme për lejimin e publikimit të paredaktuar të materialeve që propagandojnë se hebrenjtë kontrollojnë botën, por ka refuzuar që ta klasifikojë si Shprehje Urrejtjeje mohimin e Holocaust-it. Organizata në fjalë nga ana e vet pretendon se materialet e shpërndara në Facebook kanë shumë ndikim për shkak se 36 grupe me 366 068 ndjekës që i dedikohen specifikisht mohimit të Holocaustit, përbëjnë një forcë të madhe propaganduese.

Sipas organizatës alibia se kështu promovohet debati historik është i rremë, për shkak se mohuesit e Holocaust-it synojnë të deligjitimojnë vuajtjet e popullit hebre duke synuar në plan më afatgjatë riprodhimin e propagandës anti-Semite, një axhendë më e gjerë kjo sesa goditja e Holocaust-it. Ky është një debat i gjerë që lidhet ngushtë me kontesktin kulturor dhe politik të Perëndimit që ende nuk po ndahet nga fantazmat e së shkuarës. Dhe ku e djathta dhe e majta vijojnë të riprodhojnë veten në pozitat e një kundërvënieje historike që ngjan e pazgjidhur ende sot.