Arnold Schwarzenegger i ka dërguar një mesazh popullit rus në të cilin thotë se ai “duhet të thotë të vërtetën” se përse qeveria ruse e ka filluar këtë luftë.

“Unë e dua popullin rus”, shkroi ai në Twitter.

Schwarzenegger është një bodybuilder, aktor dhe politikan amerikan me origjinë austriake, i cili ishte guvernator i Kalifornisë nga 2003 deri në 2011.

Ju pëlqen!

Në një video nëntë minutëshe të shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter, legjenda e Hollivudit “foli” me ushtarët rusë dhe u tha atyre se “Disa ushtarëve u është thënë se do të luftonin kundër nazistëve”.

“Disa të tjerëve u është thënë se populli ukrainas do t’i përshëndeste ata si heronj … por asnjë nga këto nuk është e vërtetë,” përcjell MekuliPress fjalën e Arnold Schwarzenegger.

Schwarzenegger gjithashtu ju drejtua drejtpërdrejt presidentit rus: “Presidentit Putin, unë i them: Ti e nise këtë luftë. Ti je duke udhëhequr këtë luftë. Ti mund ta ndalosh këtë luftë.”

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.